“Më pështynë dhe më thanë hiqi rrobat”, ukrainasja rrëfen përdhunimin nga ushtarët e dehur rusë: Djali qante në dhomë

Një grua ukrainase, e cila u përdhunua në grup në mënyrë të përsëritur për orë të tëra nga ushtarë rusë të dehur, ndërsa djali i saj katërvjeçar fshihej duke qarë vetëm pak çaste pasi qëlluan për vdekje burrin e saj, ka folur për herë të parë për tmerrin që përjetoi. Natalya, 33-vjeçe, emri i së cilës është ndryshuar, tregoi se si një komandant rus dhe një ushtar tjetër shkuan në shtëpinë e familjes në një fshat të vogël afër Kievit gjatë natës më 9 mars dhe qëlluan për vdekje burrin e saj Andrey, 33 vjeç, në oborrin e përparmë. Pak çaste më vonë, Natalya dëgjoi hapa në shtëpinë, të cilën Andrey e kishte ndërtuar vite më parë, dhe pa komandantin rus i cili i tha se quhej Mikhail Romanov dhe një ushtar më të ri të veshur me të zeza. Natalya i thirri djalit të saj katërvjeçar Oleksii, emri i të cilit gjithashtu është ndryshuar, të qëndronte i fshehur në dhomën, ku familja ishte strehuar nga bombardimet në shtëpinë e tyre në Shevchenkove, një fshat jashtë Kievit. Gruaja tha për The Times se ushtari më i ri i drejtoi një armë në kokë dhe pështyu: Më mirë hesht, ose unë do të marr fëmijën tënd dhe do t’i tregoj trurin e nënës së tij të shpërndarë nëpër shtëpi.
Natalya më pas u përdhunua për disa orë nga dy ushtarët, ndërsa një armë i drejtohej në kokë dhe ajo mund të dëgjonte djalin e saj duke qarë në dhomën tjetër.

Ushtari më i ri më tha të hiqja rrobat. Më pas ata të dy më përdhunuan njëri pas tjetrit. Ata nuk u interesuan që djali im ishte në dhomën tjetër duke qarë. Më thanë të shkoja tia mbyllja gojën dhe të kthehesha. Gjatë gjithë kohës ma mbanin armën pranë kokës dhe më tallnin duke më thënë: A ta vrasim apo ta mbajmë gjallë? Pas disa orësh që ushtarët rusë përdhunuan me radhën Natalian, ata u larguan por brenda 20 minutash ata u kthyen dhe e përdhunuan përsëri. Ushtarët u kthyen në shtëpinë e familjes për herë të tretë për të përdhunuar Natalya, por këtë herë ishin aq të dehur sa po pengoheshin. Më në fund ata ranë në gjumë, duke i dhënë kohë Natalyas që të vraponte te djali i saj, i cili ishte fshehur dhe të largohej sa më parë nga shtëpia.

Ndërsa po hapja portën, djali im qëndronte pranë trupit të babait të tij, por ishte errësirë ​​dhe ai nuk e kuptoi se ishte babai i tij. Natalya, e cila që atëherë ka ikur në qytetin perëndimor të Ukrainës, Ternopil me djalin e saj tha se 4-vjeçari ende nuk e di se babai i tij ka vdekur dhe ajo nuk mund t’i tregojë ende atij. Djali i vogël ende kërkon të blejë donuts për babain e tij kur ata shkojnë në dyqane. Sprova e tmerrshme e Natalyas po hetohet nga prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, hetimi i parë zyrtar i vendit për përdhunimin e dyshuar të kryer nga ushtarët rusë. Rasti i saj është i fundit në një varg pretendimesh për përdhunim të ngritura kundër trupave të Kremlinit që nga fillimi i pushtimit. Natalya kujtoi sesi familja e saj kishte varur një çarçaf të bardhë nga porta e tyre në Shevchenkove më 8 mars, pasi trupat ruse hynë në fshatin e tyre për të treguar se ata nuk donin të bënin dëm dhe kishte njerëz atje.

Por një ditë më vonë, më 9 mars, çifti kishte dëgjuar të shtëna armësh jashtë shtëpisë së tyre. Familja, e cila doli jashtë me duar të ngritura, pa një grup ushtarësh rusë, njëri prej të cilëve kishte drejtuar pushkën nga qeni i familjes i shtrirë i vdekur. Komandanti, i identifikuar si Romanov nga Natalya ishte mes grupit dhe u bë agresiv kur pa një xhaketë kamuflazhi në makinën e familjes.

Por disa orë më vonë gjatë natës, familja dëgjoi një zhurmë të madhe nga porta e tyre dhe Andrey doli jashtë shtëpisë së tyre për të parë se çfarë ndodhi. Natalya kujtoi se kishte dëgjuar një të shtënë të vetme dhe zhurmën e hapjes së portës përpara se të tingëllonin hapat në shtëpi. Romanov ishte kthyer me ushtarin më të ri, i cili tha se e kishte qëlluar burrin e saj sepse ishte ‘nazist’ para se të dy ta përdhunonin vazhdimisht për orë të tëra. Pasi përfundimisht arriti të largohej nga shtëpia e tyre, Natalya tha se kunata e saj e inkurajoi atë të raportonte përdhunimin në grup në polici.