Me PCR test prej sot për të hyrë në Maqedoni, për shtetasit e katër vendeve

Shtetasit e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë – Hercegovinës prej sot për të hyrë në Maqedoninë e Veriut duhet që patjetër të kenë test PCR negativ për kor*onavir*usi.

Kjo u vendos mbrëmë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut e cila obligon që shtetasit e këtyre vendeve duhet të kenë vërtetim mjekësor me rezultate negative të testit PCR për ko*ronav*irus, edhe ate me afat prej 72 orëve.

Përveç kësaj ata duhet të plotësojnë deklaratë me shkrim për kohën dhe vendin e qëndrimit në Maqedoninë e Veriut. Ky vendim pasoi pas rekomandimeve nga Komisioni për Së*mundje Ngjitëse, duke vlerësuar situatën epidemiologjike në vendet e rajonit, dhe pas vlerësimit të shtimit të numrit të të in*fektuarëve në këto katër vende.