Me pasaportë të falsifikuar tentuan të kalojnë kufirin, arrestohen dy turq në Aeroportin e Shkupit

MPB ka njoftuar se më datë 12.01.2025, në orën 10:00, në Pikën Kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë daljes nga shteti, zyrtarët policorë kanë arrestuar I.K. (53) dhe S.K. (26), të dy shtetas të Republikës së Turqisë. Gjatë kontrollit të pasaportave dhe verifikimit në evidencat operative, është konstatuar se ata kanë paraqitur dokumente të falsifikuara të udhëtimit. Ata janë dorëzuar tek zyrtarët policorë të Sektorit për Krime Ndërkufitare dhe Migracion në Shkup për procedura të mëtejshme.