Më në fund, Andi i shpreh live pëlqimin, por Tea befason me përgjigjen

Tea dhe Andi janë një ndër çiftet më të diskutuara në përputhen dhe takimi i tyre i sotëm ishte i shumëpritur nga publiku.
Në këtë takim Andi pranoi më në fund se ka një pëlqim ndaj Teas.

“Për një tip si mua, është shumë e vështirë ta pranoj këtë gjë dhe sidomos në televizor. Unë të pëlqej shumë ty. U bënë shumë netë që i shoh këto fotot- videot editimet tona”, tha Andi.
Ndërkohë Tea i tha se dhe ajo e pëlqen, por se ka disa pasiguri rreth tij: Shiko edhe unë të pëlqej , por nuk e di pse nuk kam ende besim.