HEQJA E PERDEVE TË SYVE NË SPITALIN E GOSTIVARIT, SOT U KRYEN KATËR OPERACIONE
Pas kontakteve të vazhdueshme të drejtorit të spitalit Prim.Dr.Ylber Ademi me udhëheqësit e Klinikës së Oftalmologjisë Shkup, para disa ditëve u nënshkruajt memorandum bashkëpunimi mes dy institucioneve.
Informojmë qytetarët dhe pacientët e qytetit të Gostivarit me rethinë se nga sot me ndihmën e Dr.Bekim Tateshit dhe Dr.Iljaz Ismaili filluan intervenimet e para të operacioneve të Kataraktës (perdeve) të syrit.
Sot u intervenua në katër raste të pacientëve të moshave të ndryshme, ku intervenimet u kryen me sukses dhe pacientët u ndanë tepër të kënaqur.
Prioritet i menaxhmentit të spitalit dhe drejtorit të këtijë institucioni Prim.Dr.Ylber Ademi janë intervenimet dhe shërbimet e reja shëndetësore.
Falemenderojmë përzemërsisht Drejtorin e Klinikës së oftalmologjisë Dr.Bekim Tateshi dhe Dr.Iljaz Ismaili për respektin dhe kontributin e dhënë për pacientët dhe qytetarët e spitalit dhe qytetit tonë.
Me respekt
Menaxhmenti i spitalit
15.03.2024