Me ndihmën e BE-së janë siguruar 12 respiratorë dhe 5.000 maska

Në kuadër të ndihmës nga Bashkimi Evropian janë siguruar 12 respiratorë dhe 5.000 maska, publikoi sot pasdite ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai për emisionin “Top tema”, deklaroi se makinat do t’u ndahen Klinikës për Sëmundje Infektive dhe Spitalit “8 Shtatori”.

Lidhur me respiratorët që duhet t’i blejë Qeveria, Filipçe informoi se procesi ka përfunduar dhe se marrëveshjet janë lidhur.