“Më mirë atje, sesa në shtëpi me gruan time”, 41-vjeçari kërkon të rikthehet në qeli

“Më mirë në burg, sesa në shtëpi me gruan time.” Me këto fjalë, një 41-vjeçar nga El Salvadori u kërkoi karabinierëve ta çonin pas hekurave pas një zenke me partneren e tij.

Ndaj 41-vjeçarit ishte vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” për 5 muaj në një shtëpi në Seregno, në provincën e Monza dhe Brianza.

Megjithatë, bashkëjetesa me gruan ka qenë problematike. Sipas karabinierëve, 41-vjeçari ka pirë dhe është bërë agresiv.

Karabinierët, të cilët ndërhynë në banesë për të shuar një tjetër sh rr mes çiftit, pranuan kërkesën e 41-vjeçarit. Ata e gjetën burrin në gjendje dehur.

Pasi u qetësua, burri kërkoi të kthehej në b rg sepse nuk mund të duronte më bashkëjetesën. Nisur nga konflikti në çift dhe sjelljet agresive të 41-vjeçarit, karabinierët i propozuan Gjykatës Mbikëqyrëse pezullimin e ar r estit shtëpiak, duke e marrë atë. Burri u dërgua më pas në brg.

Burri ishte dënuar përfundimisht për grbit je, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe dëmtim personal, të gjitha te kryera në Milano në vitin 2013. Në total ai duhet të vuajë 6 vjet.