“Më mbajte nusen peng, 4 vjet” – Publikohet VIDEO që efektivi Erion Goxhara filmoi pasi qëlloi Lorenc Kostën

Është bërë publike videoja që Erion Goxhara ka regjistruar me celularin e tij, në momentin që ka plagosur me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit, 45-vjeçarin Lorenc Kosta, pasi dyshohet se ky i fundit kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e efektivit.

Në video dëgjohet Goxhara që akuzon Kostën se po i mban peng prej katër vitesh bashkëshorten dhe po “i ha lekët”.

“Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje.

Ti të më mbash mua peng nusen për katër vjet, t’i hash lekët?

Nuk e ha dot ti djersën e familjes time o k*rvë, nuk hyn dot ti në familjen time”, dëgjohet të thotë Goxhara.

Pasi i filmoi videon, Goxhara ia ka dërguar kunatit të tij.

VIDEO