Me lëndime të rënda dërgohet në spital i mituri nga Gostivari, ja çfarë i kishte ndodhur

Me datë 26.11.2024 në ora 12:50, nga Qendra Emergjente e Gostivarit kanë raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Gostivari me lëndime të rënda trupore. Sipas njoftimit, ai ka pësuar lëndimet pasi kishte rënë nga biçikleta para hyrjes së një objektit ku banonte në rrugën ,,Strahinja Simonoski” në Gostivar. Me autorizim të prokurorit publik, një ekip i DPB Gostivar ka kryer këqyrje në vendin e ngjarjes.