Me legalizimin e mar*ihuanës do të hapen 60 mijë vende të reja pune

Guvernatori i Nju-Jorkut Endru Kuomo e prezantoi planin e tij për legalizimin e mar*ijuanës për përdorim rekreativ në vitin 2021.
Sipas idesë së tij, legalizimi i mar*ijuanës do të krijojë 60.000 vende të reja pune në Nju-Jork, qarkullimi do të jetë 3,5 miliardë dollarë, ndërsa Nju-Jorku në vit do të përfitojë 300 milionë dollarë nga tatimi, publikoi “Foks biznis”.

Në tekst theksohet se Zyra për Kontroll të Kan*abisit, sipas propozimit të Kuomos, do të vendoste standarde duke lejuar përdorim të kësaj bime të personave më të rritur se 21 vjeç, ndërsa do t’i kushtohet vëmendje cilësisë, sigurisë, paketimit, reklamimit dhe testimit të prodhimeve nga kan*abisi.
Në këtë mënyrë Nju-Jorku do t’u bashkëngjitet edhe 15 shteteve të tjera amerikane ku lejohet mar*ijuana për qëllime rekreative.