Me kokën të ulur para trupës gjyqësore, lihet në burg 77-vjeçari që vr*au djalin e dehur me çekiç

77-vjeçari Shefki Bylykbashi, i cili dy ditë më parë vrau djalin e tij 50- vjeçar me çekiç u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë.
Ai është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa mbante kokën të ulur.
I pandehuri ka mbajtur kokën të mbuluar me duar, por policët që e shoqëronin e kanë detyruar të qëndronte drejt.

Të shtunën në fshatin Zvezdë të Maliqit babai i moshuar vrau djalin me çekiç pas një grindjeje të lindur për shkak të konsumit të alkoolit.