Me këto 3 mënyra natyrale mund t’i zbardhni dhëmbët

Zbardhja e dhëmbëve jo gjithmonë është aq e lirë sa mund të mendoni, përkundrazi përdorimi i aparaturave me pulsim lazeri mund të dëmtojë seriozisht smaltin e dhëmbëve dhe nervat përkatës. Më poshtë keni tre truke të shpejta që do ju shpëtojnë një herë e mirë nga ky shqetësim:

1.Qumësht pluhur + pastë dhëmbësh (1-2 herë në javë)
Qumështi i pluhurit është një ndër produktet që ju ndihmon të keni dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje rrëzëllitëse. Mbi furçën e dhëmbëve vendosni pastën e zakonshme dhe një shtresë qumësht pluhur dhe lani dhëmbët si zakonisht.

2.Sodë buke + lëng limoni (1 herë në javë)
Vendosni sodë buke mbi furçën e dhëmbëve dhe shtoni disa pika lëng limoni. Fërkoni dhëmbët si zakonisht dhe shpëlajini në fund me ujë të ftohtë.

3.Kripë deti + lëng limoni + pastë dhëmbësh (1-2 herë në javë)
Bashkoni një gjysmë luge çaji kripë deti me disa pika limoni dhe fërkoni fillimisht dhëmbët me këtë përzierje. Më pas bëni një larje të dytë me pastën e dhëmbëve. Do të habiteni me rezultatin e përftuar brenda pak minutash.