Me këtë urrejtje nuk na pranon kurrë Evropa!

Shkruan Donika Bakiu

Urrejtja nuk shkon nuk është e preferuar por për një mjek ose mjeke që i kemi në luftën me virusin korona të parët në front më pak. Si mund të shpreheni në këtë mënyrë?!Ju mjekët keni një betim por lexoje dhe përsërite disa herë e sidomos para se ta veshësh bluzën e bardhë.

Ministri i Shëndetësisë dhe Oda e Mjekëve duhet ta shqyrtojnë këtë akt të turpshëm dhe të dëmshëm në këtë kohë të pakohë ku mjekët dhe personeli shëndetësor treguan profesionalizëm dhe unitet dhe po tregojnë në çdo moment. Kështu me këtë urrejtje nuk na pranon Evropa kurrë! Duam të bëhemi shtet evropian por me një urrejtje të madhe ndaj gjuhës shqipe. Si thoni a mund të bëhet kjo gjë?! Në këtë kohë ku luftojmë me virusin korona shprehin urrejtje në këtë formë e ku herave tjera! Jemi mësuar ne me këtë urrejtje! Jemi si një shtëpi pa të Zot atje ku duhet të mbrohemi vetëm e di se me vite thonë “gjuha shqipe zyrtare”!

Shumë punë kemi për të bërë por pa urrejtje! Ne kemi nevojë për më shumë gjuhë e jo për më pak gjuhë! Për këtë duhet të marrin masa ata që bëjnë kurse janë për “shoqëri e përbashkët për të gjithë”, duhet ta kuptojnë se duhet të kemi “ shtet për të gjithë”.

Mjekët, infermierët dhe të gjithë që janë sot në vijën e parë të përballjes me pandeminë COVID-19. Mirënjohje të thellë dhe falenderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat.