Me këtë lëvizje të zgjuar bëjeni macen tuaj të qëndrojë larg pemës së Krishtlindjes


Nëse keni një kafshë në shtëpi, e cila mezi pret momentin që ju ta dekoroni një pemë të Krishtlindjeve në mënyrë që ta shkatërrojë atë, kemi një lajm të mirë.

Ekziston një trik i thjeshtë që do ta mbajë macen tuaj larg pemës.Thjesht vendosni letër alumini poshtë saj. Macet nuk e pëlqejnë një material të tillë dhe do të qëndrojnë larg pemës së Krishtlindjes.

Ideja gjeniale u publikua nga Kim Traino dhe ka mbledhur shumë shikime në TikTok.