Nuk e kishte menduar kurrë, se ai, miku i tij i afërt do arrinte deri në atë pikë sa të thurte një plan djallëzor, në skenarin e të cilin viktimë ishte poeti i mirënjohur, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Lirim Alija. Alija është i njohur për tekstet e këngëve të grupit muzikor Elita 5, mes tyre dhe kënga e famshme “Al Kapone”.
Skenari i mashtrimit të Lirimit nga mësuesi nga Divjaka Bledi Filipi, filloi në vitin 2022, kur 43-vjecari i premtoi një vend pune në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe ndihmën e tij në botimin e një libri. Më pas ai trilloi histori nga më të ndryshmet duke e frikësuar dhe terorizuar mikun e tij, i cili pranoi të bëntë gjithçka që të shpëntonte nga situata.
Bledi Filipi filloi të kërkojë të holla nga Lirimi, me pretekstin se “mikut”, i duhen që të rregullojë gjithë punët e këqija që Lirimi ka bërë ndër vite. Të hollat që ai kërkonte në 10 muaj u bënë plot 23 mijë euro. Të gjitha ishin kursime emigrimi, por dhe shumë borxhe që poeti Lirim Alija u detyrua të merrte tek të afërmit e tij.
Filipi e detyroi mikun e tij të mbyllte të gjitha rrjetet sociale dhe të mbante vetëm një numër telefoni ku të komunikonte me të, nga ku i bënte lloj lloj shantazhesh dhe presionesh, në këmbim të parave. Kjo situatë, për 2 vite me radhë mbolli vec trishtim dhe probleme në familjen Alija.
“Kushdo të ishte në vendin tim sado i fortë të ishte do shembej”, thotë ai me lot në sy për emisionin Piranja, duke shpresuar që të gjejë paqe dhe drejtësi./ Piranjat