“Më ke thanë ko me t’bo masazh”: Studentja shpërthen në lot gjatë protestës kundër profesorit Xhevat Krasniqit

Profesorit të denoncuar për ngacmim seksual nga studentet e Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi iu është ndaluar dalja nga dalja e sallës, ku ai raportoi në Këshillin e Etikës.

Në objektin e Administratës Qendrore të UP-së, Xhevat Krasniqi është bllokuar nga grupi i protestuesve.

Ai aty është përballur me njërën prej studenteve e cila e ka akuzuar se e ka ngacmuar seksualisht. Ajo nën lot, i ka kujtuar fjalët që profesori ka deklaruar se ia kishte thënë në konsultime.

Më ke thanë, pranoje që me ke thanë. Në konsultime 14 shkurt 2023, më ke thanë ko me t’bo masazh. I qes edhe unë faktet e mia, edhe e shohim qatëherë, shpifje, shpfije. Asnjë s’o shpifje. Ti duhesh me pranu realitetin se kush je përnime, pranoje se kush je. Nashta është e randë”, tha studentja.