“Më kanë dhu*nuar fizikisht” Melisa trondit teksa tregon për momentet e vështira

Melisa ka tro*nditur sot në “PërPuthen”, ku ka treguar momentet e vështira në jetën e saj, gjatë kohës që jetonte në Itali, ku tha se ishte bu*llizuar.
Çdo gjë ka ndodhur gjatë kohës që ajo ndiqte shkollën në Itali, ndërsa tha se madje bashkëmoshatarët e saj kanë ushtruar edhe dh*unë fizike ndaj saj.

E madje ajo shtoi se ata e përndiqnin deri sa të arrinin qëllimin.
“Kam qenë e bu*llizuar, e kam kaluar edhe me dhu*në fizike, unë ndërroja shpesh klasë dhe ato të ‘famshmit’ e shkollës më ngacmonin se isha e fundit. Më përndiqnin deri sa arrinin qëllimin. I vetmi moment që nuk mbaja dot më, ja tregova motrës, ajo ishte fëmijë për vete. E ka ditur vetëm ajo dhe shoqja ime e ngushtë në Itali, këtë po e marrin vesh për herë të parë edhe prindërit e mi.

Isha ai fëmija që vetëm ikja me vrap, moshatarët e mi ushtronin dh*unë, shkoja me fustan të gjatë në shkollë, mësoja, mundësitë financiare nuk i kam pasur. Kam qenë në klasë të 8 dhe librat i kam pasur të shkruar të gjithë me dorë sepse nuk i blija dot. Në fillim më bu*llizuan se isha e reja, isha e vetme, mësoja, më pas mbase më bu*llizonin nga zilia, nuk e di”, tha Melisa.