Një person në Fushë Kosovë ka kanosur me një gr*anatë dore se nëse prindërit e tij nuk i japin të holla do të hedhë veten në ajër.
Policia ka njoftuar se nuk ka pësuar lëndime askush ndërsa policia ka bërë tërheqjen e mjetit.
“Njësiti policor ka arr*estuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosë me një gra*natë dore ‘se nëse prindërit e tij nuk i japin te holla do të hedhë veten në ajër’. Në vendin e ngjarjes njësiti për deminim i PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt” thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.