Me helikopter e bashkëpunëtorë të armatosur, arratiset nga burgu hajduti


Një kriminel famëkeq është arratisur me helikopter nga një burg në rajonin e Parisit, thonë autoritetet franceze.

Redoine Faid arriti të arratisej pasi tre bashkëpunëtorë të armatosur zbritën nga helikopteri në oborrin e burgut.

Faid, i dënuar me 25 vite burg, është një kriminel i njohur në Francë, ku u burgos për një sërë plaçkitjesh.

Në vitin 2009 ai shkroi një libër për përvojat e tij të rritjes në rrethinat e Parisit, ku edhe u “diplomua” në një jetë krimi.

Ai pretendonte se i kishte kthyer shpinën botës së krimin, por në 2010 ai u përfshi në një tentativë grabitje që i mori jetën edhe një efektivi policie, krim për të cilin ai po kryente dënimin prej 25 vitesh në burgun Seine-et-Marne.

Top Channel