Me grushta kokës duke i’a shkulur flokët, burri dhunon gruan e tij në sy të fëmijës (VIDEO)

Një video sot në mesditë është publikuar nga Organizata për të drejtat e grave “Pink Movement”, video kjo që paraqet dhunën e një burri ndaj gruas së tij në mes të fëmijut të tyre. E grushton dhe i shkul flokët, e në disa pamje të tjera shihet që e shqelmon me gjithë forcën.

Çifti nuk dihet se nga janë por në faqen e “Pink Movement” ka ardhur videoja në të cilën Organizata bëri edhe një reagim të fortë me shkrim, duke thënë që femrat po dhunohen çdo ditë dhe që nuk marin dot guximin për ta shprehur atë.

Shkrimi i plotë:
“Me derguan kete video. Se di nga eshte ‘cifti’ di vetem qe nuk jane as te paret as te fundit.
Si keta ka aq shume!
Si ata qe qendrojne ne kemb e sbejne asgje ka akoma dhe me shume.
Te lejosh babain e femijes te te prek me dore eshte poshterimi me i madh qe mund ti besh vetes.
Ne momentin qe ai guxon te te prek vajze, ik nga jeta e tij!

Mos pyet as per mamin as per babin as per cfare do te thote fisi.
Cohu dhe ik!
(Vijne pas ketyre postimeve sms – nuk eshte kaq e thjesht se gocat skane ku shkojne’. Epo prandaj ju them cdo dite, shkoni punoni! Behuni te zonjat e vetes. Shkollohunj perpara se te martoheni, gjeni pune dhe stabilizoni jeten tuaj financiare perpara se te beni femije.
Qe ne rast se ndodheni perpara nje situate te tille te mos prisni prinderit tju thone ‘ty te mbajme po femijet si mbajme dot’.

Goca, shikoni pak si e dhunon!
E di qe shume nga ju ose e kane perjetusr ose e kane pare kete dhune.
Nuk eshte normale!
Nuk falet!
Dhe po nese e ben njehere … e sigurt qe nuk eshte here e fundit”, thuhet në shkrimin e Organizatës “Pink Movement” në Tiranë./Pa Censurë

https://www.instagram.com/p/CUZjLGCgiht/?utm_medium=copy_link&fbclid=IwAR0VdcW_iY_fSnz3FP0Z2ekCMMVW-hHlfJVFra8OvsoDOLNY6DG93aSepxc