Më ftohtë dhe më shumë borë në Kodrën e Diellit

Mëngjesi më i ftohtë është regjistruar në Kodrën e Diellit me -8 gradë Celsius, -5 në Mavrovë dhe Krushevë, -4 në Berovë dhe Kriva Pallankë, ndërsa në Shtip, Dibër, Vinicë dhe Pretor -3, në Ohër, Tetovë dhe Strumicë -2, kurse në Manastir dhe Prilep -1. Një gradë është regjistruar në Shkup dhe Kumanovë, dy në Demir Kapi dhe maksimumi tre gradë janë regjistruar në Dojran dhe Gjevgjeli.

Më shumë borë ka në Kodër të Diellit, 55 centimetra, në Mavrovë trashësia e borës arrinë në 36 centimetra dhe në Krushevë 16 centimetra.