Me fotografi nudo të Melanias, televizioni rus i „uroi“ Trumpit

Rrjeti shtetëror i televizionit rus i „uroi“ Donald Trumpit dhe gruas së tij për rizgjedhjen si president, duke shfaqur fotografi nudo të Melanias në një program të drejtpërdrejtë.

Në emisionin “60 minuta”, gazetarët rusë, Evgenij Popov dhe Olga Skabejeva, folën për rizgjedhjen e Donald Trumpit, ndërkohë që në ekran u shfaqën shumë fotografi nga ditët e modelimit të Melania Trump, përfshirë fotografi nudo nga GQ e vitit 2000.

Julia Davis, themeluese e grupit të vëzhguesve “Russia Media Monitor”, publikoi një video nga transmetimi i “X” me tekstin: “Ndërkohë në Rusi: Kështu kanali shtetëror më i shikuar në vend e përshëndeti rikthimin e mundshëm të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë. Olga Skabejeva mundohet të mos qeshë.”

Gjatë emisionit, Skabejeva nuk mundi ta mbante buzëqeshjen, ndërsa Popov tha: “Tani që burri i Melania Trump ka fituar përfundimisht, ajo po përgatitet të kthehet për herë të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Kështu dukej Melania në vitin 2000. Kjo është kopertina e revistës GQ.” Segmenti përfundon me muzikë dhe një seri fotografish të Trumpit, ndërsa një zë thotë: “Çfarë do të thotë vërtet ‘trupi im, zgjedhja ime’?”, duke iu referuar videos promovuese që Zonja e Parë publikoi në X para daljes së autobiografisë së saj, Melania.