Me datë 20.04.2024 në ora 18:20 dhe 18:55, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup kanë privuar nga liria R.G (43) dhe A.G.(37), të dy nga fshati Shishevë, Shkup. Ata dyshojnë se më 19.04.2024, rreth orës 00:30, kanë hyrë me forcë në shtëpinë e I.J (36) në fshatin Vollkovë të Shkupit dhe e kanë sulmuar fizikisht duke përdorur sende të forta. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.