Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, po vazhdon të shijojë lidhjen e saj me futbollistin dhe reperin afrikan, Keith Groeneveld.
Dyshja megjithëse janë komentuar shumë në rrjetet sociale, ata vazhdojnë të jenë shumë të ndjekur dhe aktiv duke ndarë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, i dashuri i aktores shqiptare ka shfrytëzuar rastin që të urojë festën e 28 nëntorit, e cila njihet si festa më unifikuese e kombit të të dashurës së tij.
Keith ka publikuar në InstaStory një fotografi, ku shfaqet duke mbajtur në dotrë një flamur me stemën e UÇK-së.
Ai ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se këtë imazh e realizoi në Deçan dhe se shqiptarët janë ndër njerëzit më të mrekullueshëm që ka takuar.
“Gëzuar ditën e Pavarësisë Shqipëri. Në këtë foto e kisha vizituar Deçanin. Takova shumë burra që luftuan në luftë dhe më treguan të gjitha historitë e tyre. Isha i ftuar në shtëpitë e tyre dhe hëngrëm një fli të bukur me suxhuk. Isha nëpër male, në bare e restorante, madje kam luajtur futboll këtu. Ata janë të mrekullueshëm. Mësova shumë për kulturën dhe historinë shqiptare. Jam mirënjohës për këtë përvojë, faleminderit Zot”, ka shkruar ndër të tjera Keith në InstaStory.