Me fanatizëm ruhen traditat dhe kënga shqiptare

Në SHBA jeton një numër i madh i shqiptarëve. Atje shtëpinë e dytë e kanë gjetur shumë shqiptarë nga gjitha trojet e tyre etnike në Ballkan. Një rol të veçantë luajnë krijuesit dhe artistët të cilët vazhdojnë të prezantojnë kulturën, traditat dhe këngën shqiptare. Mes tyre ka edhe shumë dibran të cilët japin kontributin në shumë sfera të jetës kulturo-artistike. Shoqatat mbarë-shqiptare në Amerikë, ku e ka vendin edhe shoqata atdhetare “Dibra”, vlerësojnë se artistët dibran janë ambasador të denjë të shqiptarisë në SHBA.

Këngëtari dhe kompozitori i njohur dibran Haxhi Maqëllara, sot jeton në Staten Island, në shtetin e Nju Jorkut. Haxhiu para dhe pas demonstratave në Kosovë viteve të 80-ta, dha një kontribut të fuqishëm me shumë këngë të tij, të cilat kontribuan në rritjen e vetëdijes kombëtare dhe patriotizmit të të rinjve. Këngët “nusja e maleve kreshnike”, “bir i nënës o Luan”, “Jam krenar që jam dibran”, etj, këndoheshin shumë nga të rinjtë kosovar. Kënga kushtuar Ganimetes u bë edhe një himn i vërtet i atyre viteve në Kosovë. Por, pas kthimit të Haxhi Maqëllarës nga studimet në Prishtinë, në vendlindjen e tij Dibrën, filluan persekutimet të sistemit të atëhershëm ndaj tij. Haxhiu me familjen e tij emigroi në SHBA.

“Jetoj sot në shtetin më demokratik në botë-Amerikë. Këtu kamë vazhduar të jap kontributin tim në sferën e muzikës. Marr pjesë në shumë koncerte dhe manifestime. Jam krenar që edhe nga këtu jam duke realizuar shumë këngë popullore që i kushtohen kombit, Dibrës por edhe trojeve shqiptare”, Haxhi Maqëllara. Ai kishte ardhur që të realizoj disa këngë të reja në Tiranë ku është edhe qytetar nderi i shpallur nga institucionet të kryeqytetit shqiptar. Tiranasit veçmas preferojnë këngën e tij, “faleminderit moj Tiranë”, por Haxhi Maqëllara thotë se dibranët kur nuk harrojnë dorën e lëshuar të tiranasve gjatë egzodit dibran në vitin 1913 që bëri sistemi serb.

“Në SHBA marrim pjesë në shumë aktivitete kombëtare dhe mendoj se atje jemi ambasador të shqiptarisë”, thotë Maqëllara, ndërsa shton se me muzikën ka dhënë një kontribut të theksuar edhe në mbrojtjen e traditave dibrane sidomos në organizimin e dasmave. Një dibran i cili dha një kontribut të madh në shoqërinë kulturo-artistike “Liman Kaba”, është këngëtari i mirënjohur Sulejman Borova. Edhe “Sulçja”, siç i thonë dibranët, sot jeton në Amerikë.

Edhe ai sqaron se në SHBA ka vazhduar krijimtarinë tij muzikore. Merr pjesë në shumë aktivitete kombëtare që bëhen në SHBA. Së bashku me djalin e tij Muharemin janë duke krijuar këngë të reja patriotike kushtuar Dibrës, patriotëve dibran etj. “Në Dibër jemi të mirëpritur jo vetëm tek bashkëkombësit tanë, por edhe nga kombësitë e tjera që jetojnë në Amerikë. Besoj se japim kontribut në ruajtjen e muzikës tonë kombëtare”, thotë ai.

Nga shoqata atdhetare “Dibra” thonë se domethënia e krijuesve dibran në SHBA rrit edhe dinjitetin e diasporës dibrane në këtë shtet më demokratik në botë. Kryetari i shoqatës Dashnor Miftari thotë se përveç Haxbi Maqëllarës, Sulejman Borovës, Agron Maqëllarës. Muharem Borovës, Alil Kërkutin, Arjan Kërkliut, Dëshira Ameti, një kontribut të madh në prezantimin të krijimtarisë shqiptare jep edhe tenori i njohur mbarë-shqiptar Bashkim Paçuku.

Paçuku siç tha ai, tani më është i njohur anembanë Amerikës me prezantimin muzikor të tij. Por, një emblemë e fuqishme e Dibrës jo vetëm në Amerikë por edhe më gjerë është edhe Bebe Rexha, bijë e familjes Rexha, një familje e njohur dibrane. Në bisedat që kemi me komunitete tjera në Amerikë, krijuesit dibran me siguri prezantohen si përfaqësues të denjë të kulturës shqiptare.