Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot në orën 09:00 pritet të mbërrijnë nga Bullgaria dy avionë ushtarak, afër qytetit të Pernikut.
Me të mbërritur, siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme kortezhi do të lëvizë në një rrugë të paracaktuar drejt dhe përmes kryeqytetit.
Në periudhën nga ora 10 deri në orën 13, qytetarët do të mund të bëjnë nderimet e fundit dhe të vendosin lule në sheshin “Skënderbeu” dhe të ndjekin kortezhin që do të kalojë përgjatë bulevardit, në periudhën ora 11 paradite dhe 12 pasdite. Nga sheshi do të mund të ndiqet kolona e automjeteve që do të lëvizin përgjatë bulevardit “Goce Dellçev”, deri në destinacionet (shtëpitë) përfundimtare të të vde*kurve. Në sheshin “Skënderbej”, qytetarët do të kenë mundësinë të ndjekin ngjarjen përmes video-ekranit, për të nderuar denjësisht bashkëqytetarët e rënë.