Momenti i arrestimit të 21-vjeçarit që vrau tetë persona në Serbi është publikuar nga mediat vendase.
Pas tetë orësh arrati, Uros Blazic është gjetur në Vinjishtë afër Kragujevcit, falë aksionit intensiv të policisë serbe.
Sipas informacioneve, ai fshihej nga një të afërm.
21-vjeçari, i biri i një oficeri të ushtrisë serbe i identifikuar qëlloi me automatik tek një automjet në lëvizje pranë fshatit Dubona, 60 km në jug të Beogradit dhe më pas u arratis.
Më shumë se 600 forca policore u vunë në ndejkje të autorit, ndërsa e arrestuan në mëngjes pranë qytetit të Kragujevacit, që ndodhet rreth 60 kilometra në jug të komunës së Mlladenovacit.
Mes tetë viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij. Dyshohet gjithashtu se mes të
vdekurve janë edhe një nga vëllezërit e tij, kunata dhe një djalë 12-13 vjeç, nipi i tij.
Vec tetë viktimave, ai la të plagosur edhe 14 persona të tjerë.
Kjo ngjarje e rëndë vjen një ditë pasi Serbia u trondit nga masakra, ku një djalë 13-vjeçar hapi zjarr ndaj shokëve të klasës në një shkollë në Beograd.
Të shtënat lanë të paktën tetë fëmijë të vdekur dhe rojën e sigurisë së shkollës.
Deri këtë javë, të shtënat masive ishin të rralla në Serbi, pavarësisht shkallës së lartë të zotërimit të armëve në vend. Serbia ka nivelin më të lartë të posedimit të armëve civile në Evropë, dhe të pestën më të lartë në botë, një trashëgimi e viteve të konfliktit në1990-ën.