Me çarçaf të improvizuar si litar, dy shtetas turk ikin nga karantina në Shkup

Me çarçaf të improvizuar si litar, në mes dy kateve në “Hotel Vip”, dy shtetas të Turqisë mbrëmë kanë ikur nga karantina shtetërore e Maqedonisë. Njëri prej tyre ka qenë pozitiv me coronavirus, ndërsa kanë arritur të ikin pas tre ditëve qëndrim në karantinë shtetërore.

Bëhet fjalë për emigrant nga Turqia, të cilët akoma janë në arrati. Ata u vendosën në karantinë pasi më 5 korrik u sollën nga kalimi kufitar “Bogorodica” dhe njëri prej tyre rezultoi pozitiv me COVID-19.
Nga MPB e kanë konfirmuar këtë rast dhe thonë se ikja e tyre është denoncuar mbrëmë rreth orës 22:30.

“Më 08.07.2020 rreth orës 22:30 në SPB Shkup është denoncuar se nga karantina shtetërore në Shkup është vërejtur çarçaf në mes dy kateve, i improvizuar si litar dhe pas kontrolleve, zyrtarët e SPB Shkup kanë konstatuar se A.J (22) dhe J.B (24) nga Turqia nuk kanë qenë në dhomat e tyre”, thonë nga MPB.
Akoma mbetet e hapur se si sigurimi policor nuk i ka vërejtur gjatë ikjes dy shtetasti turk.