Më datë 15.01.2024 rreth orës 19.40 në fshatin Kosturino, Strumicë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria I.M.(30) nga fshati Gradoshorci të komunës së Vasilevës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “kontrabandim me migrantë”.
Përkatësisht, rreth orës 19:30 në rrugën rajonale P-1401, në vendin e quajtur “Valandovsko Bërdo”, zyrtarët policorë u kanë dhënë shenjë ndalimi dy veturave të pasagjerëve BMW, me targa të Manastirit dhe Shtipit, por veturat nuk janë ndalur, e më pas është ndaluar në fshatin Kosturino automjeti tip “BMW” me targa të Shtipit, i cili drejtohej nga I.M., në të cilin gjatë kontrollit janë gjetur shtatë emigrantë nga Siria.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të saj do të dorëzohet raporti përkatës.Pa Censurë