Me biçikleta nga Shkupi në Stamboll për dëshmorët e 15 Korrikut

Tre çiklistë nga Maqedonia do të lëvizin pedalet në përkujtim të dëshmorëve të 15 Korrikut dhe Abdullah Tayyip Olçok, duke nisur nga kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, deri në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Çiklistët profesionistë Daim Muharem, Levent Rifat dhe Bekim Kalisi të cilët u nisën nga shtëpia e familjes Olçok në Shkup, synojnë të arrijnë në Stamboll me biçikletat e tyre duke udhëtuar nga Greqia.

13 vjeçari Daim Muharem nga Gostivari, në deklaratën e tij tregoi se që dy vite është duke u marrë me këtë si profesion dhe se ka fituar vendin e parë në Maqedoni U-15 në kategorinë individuale kundër kohës. Ai tha se natën e 15 korrikut nuk kanë fjetur deri në mëngjes dhe se babai i tij është gjendur në Stamboll.

Muharem tha se ideja iu ka kujtuar si borxh ndaj dëshmorëve të 15 Korrikut dhe Abdullah Tayyip Olçok. “Një mbrëmje ishim duke biseduar me babanë dhe më janë kujtuar dëshmorët e 15 Korrikut. I tregova se në nder të atyre dëshiroj të lëviz pedalet dhe babai im më mbështeti”, tha Muharem.

Ndërsa Levent Rifat nga Ohri, i cili ka fituar disa herë vendin e parë në Maqedoni, tha se kanë vendosur që të lëvizin pedalet për Abdullah Tayyip Olçok dhe të gjithë dëshmorët e 15 Korrikut, nga Shkupi deri në Stamboll.

“Më pyeti nëse mund të bëjmë diçka të tillë dhe unë i tregova se dëshiroj të marrë pjesë dhe morën një vendim të tillë. Sot do të nisim të lëvizim pedalet nga Shkupi deri në Stamboll”, tha Rifat duke treguar se ideja ka ardhur nga Daim-i të cilën e do si vëllain e tij.

Ai ndër të tjera theksoi se vendi i parë i pushimit do të jetë në Dojran, në juglindje të Maqedonisë, ndërsa më pas në Greqi do të qëndrojnë dy ditë si dhe planifikojnë të lëvizin pedalet dy ditë në Turqi pas së cilës do të arrijnë në Stamboll.

Babai i Daim-it, Zekerija Muharem, duke rikujtuar se më 15 korrik ka qenë në Stamboll, tregoi se për të mbështetur këtë ide të djalit të tij do t’i ndjekë gjatë gjithë rrugëtimit.

Zekerija Muharem më tej tha se djali i tij një mbrëmje në shtëpi është konsultuar me të se çfarë mund të bëj. “Tha se është i gatshëm të lëviz pedalet për dëshmorët, veçanërisht tha se është i gatshëm për Abdullah Tayyip Olçok. Ne nuk i harruam ato ditë, nuk do t’i harrojmë dhe nuk do të lejojmë të harrohet”, u shpreh ai.