Me 7,5 milionë euro rehabilitohet autostrada Shkup-Tetovë


Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi dhe drejtori i Ndërmarrjss publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për mirëmbajtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale, Kostadin Acevski, sot kontrolluan rehabilitimin e aksit të autostradës A2 apo nga Shkupi – Tetovë. Sipas tyre, ky riparim i korsisë dhe vendosja e barrierave të zëshme është pjesë e ciklit investues të Qeverisë për ndërtim dhe modernizim të Korridorit 8 evropian.

“Rehabilitimi i pjesë së Korridorit 8 apo autostradës A2 Shkup-Tetovë po bëhet me buxhet prej 7,5 milionë eurove. Ka rehabilitim për pjesët më të dëmtuara. Presim kjo pjesë të prëfundojë në tetor. Kontrolluam barrierat e vendosura të zëpshme afër komunës së Sarajit me gjatësi prej 1650 metrave. Barriera të zëshme janë vendosur edhe në një pjesë të Kprridorit 10, përkatësisht 1770 metra drejt Kumanovës. I pastruam të gjitha autostradat, punuam aktivisht me kositjen e barit, deri më tani janë kositur 1.930.000 metra katrorë bar dhe kemi grumbulluar 650 kubikë mbetirina, të bëj thirrje të kemi kujdes dhe ta rauajmë mjedisin jetësor të autostradave”, deklaroi Ejup Rrustemi.

Ministri Ballgoj Boçvarski tha se bëhet fjalë për rehabilitim edhe të disa drejtimeve rrugore.

“Të gjitha këto aktivitete janë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së infrastrukturës sonë rrugore dhe në drejtim të përmirësimit të kushteve për udhëtim të qytetarëve. Punojmë në rehabilitim edhe të dy pozicionve në[ autostradën e Korridorit 10 nga Demir Kapia drejt Negotinës, por edhe nga Katllanova drejt Petrovecit, pesë pozicione në pesë vendkalimet kufitare për momentin po rehabilitohen. Një tashmë ka përfunduar, por në të tjerat po punohet. Ato janë drejtimet rrugore drejt Bullgarisë, drejt Kosovës, drejt Greqisë në drejtimin rrugor Manastir – Mexhitli, Podmolje – Strugë – Qafë Thanë dhe praktikisht në të gjitha anët e shtetit po punohet me një dinamikë të fuqishme”, theksoi Boçvarski.

Zëvenëskryeministri i parë, Artan Grubi theksoi se me rehabilitimin e këtyre rrugëve udhëtimi në vend do të jetë më cilësor për shkak të punës edhe në vendkalimet kufitare.

“Sot ministri i Punëve të Brendshme e nënshkroi marrëvehsjen e cila është miratuar nga ana e Qeverisë për vendosje të kontrolleve të përbashkëta në kufi me Kosovën, afër Bllacës dhe afër Jazhincës me metodologji të re moderne dhe e cila është paraparë në ribalancin e buxhetit, i cili është paraparë të miratohet nga ana e Qeverisë. I rrumbullakësojmë në këtë mandat të gjitha projektet më të rëndësishme për shtetin Korridoret 8 dhe 10, vendkalimet me Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën për jetë më cilësore të qytetarëve dhe zhvillim më të mirë ekonomik”, theksoi Grubi.

Drejtori Rrustemi informoi se kontrolluan rehabilitimin e rrugës rajonale nga Tetova drejt Bogovinës, ku po ripërtërihen 650 metra nga bulevardi “Ilinden” deri tek rruga që çon drejt Kodrës së Diellit.