Me 57 vota “për” dhe 32 vota “kundër”, Kuvendi miratoi Ligjin për shtetësi


Me 57 vota “për” dhe 32 vota “kundër” Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi për ndryshimet në Ligji për shtetësi. Ligji ishte dorëzuar me flamur evropian për t’i ikur bllokadës që krijonte opozita maqedonase. Ligji hy në fuqi që nga publikimi i tij në Gazetën zyrtare.

Sipas ndryshimeve në ligjin për shtetësi parashihet që shtetësia të mund të merret me parashtrimin e dokumenteve personale, çertifikatë të lindjes, librezë pune, fletë-pronësi, fatura për obligimet komunale, librezë shëndetësore, tatime të paguara si dhe disa dokumente të tjera.