Me 50 euro fals, luan në bastore sportive, më vonë kuptohet nga punonjësi, thirret dhe policia

Njëzetë e tre-vjeçari Sh.A. nga Brvenica e Tetovës, dje (01-nëntor) ka raportuar se në një bastore sportive në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, në të cilën punonte, rreth orës 04:30 kishte hyrë një person, kishte paguar një biletë me një kartëmonedhë 50 euro, të cilën ai më vonë e kuptoi se kishte qenë e falsifikuar. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.