Më 5 nëntor i kemi marrë informatat se Rusia po përgatitet për invazion në Ukrainë

ani po tregohet se sa ishte me rëndësi që kemi hyrë në NATO. Njohuritë e konfirmuara të para se Rusia po përgatit invazion ndaj Ukrainës në tërë territorin, jo vetëm në Donbas, ne q jemi të autorizuar t’i marrin ato informata përmes mekanizmave të NATO-s, i kemi marrë më 5 nëntor të vitit të kaluar, deklaroi sonte presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

Ai theksoi se kjo është benefit i madhe që me kohë të dini lidhur me rezervat që ju nevojiten në sektorë të ndryshëm, të dini të pozicionoheni nëse ju duhet.

Ai tha se disa servise të mëdha zbuluese në atë kohë nuk kanë besuar se kjo është e saktë, prej këtu kontrollonin në mënyrë të tyre, megjithatë, nënvizoi, tani shohim se kjo u konfirmua si informatë 100 për qind e saktë.

“Do të thotë, kemi hyrë në aleancë me shtete që janë më të mira nël atë plan në botë”, tha shefi i shtetit.

I pyetur nëse pasi kemi ditur nga nëntori se po përgatitet një gjë e tillë, janë bërë hapa të caktuara prej atëherë e deri tani që të sigurohet ndonjë alternativë për furnizimin me gaz, në kushte kur vendi gjendet në krizë energjetike, Pendarovski tha se në seancën e mbajtur të Këshillit për siguri, kjo ka qenë pika e parë dhe e fundit për diskutim.

Këto janë informata të klasifikuara, tha ai, duke shtuar se kryeministri në atë seancë i ka lexuar të dhënat e fundit nga Byroja për rezerva të mallrave, për çdo produkt ushqimor, deri te energjencat, që janë në rezervat.

“Në atë pjesë ne nuk duhet të shqetësohemi,. Thashë se mund të kemi probleme të caktuara, nëse lufta zgjat muaj dhe muaj. Këtë do ta kenë të gjithë. Nëse zgjat disa javë ne do të kemi pa u furnizuar me sasi të reja të mjaftueshme për të gjitha bazat e produkteve jetësore deri në karburante”, të rezistojmë sikur të mos ketë sanksione…”, tha mes tjerash presidenti Pendarovski.

Në ndërkohë, informoi ai, Qeveria ka bërë trup alternativ i cili në bazë ditore kërkon gjithçka që na duhet.

“Sot e pashë deklaratën e presidentit serb i cili tha se maqedonasit kanë kërkuar nga ne 50 mijë tonë grurë, 25 mijë tonë misër. Tha se ne kemi mjaftueshëm në rezerva dhe do t’iu japim. Sasia e atij hapi, duhet të thuhet haptas, është në atë që Serbia para pesë ditëve kur filloi intervenimi i Rusisë në Ukrainë, mori vendim për eksport të të gjitha produkteve vitale strategjike”, sqaroi shefi i shtetit.

Në pyetjen për krahasimin që këto ditë bëhet sa i përket asaj që e thotë presidenti rus Vladimir Putin për Ukrainë,, retorika e ngjashme siç ndëgjojmë nga Bullgaria për ne, presidenti Pendarovski theksoi se qëndrimi i tij personal është se Putini nuk e sulmoi Ukrainë për këtë, sulmoi, tha, për shkaqe gjeostrategjike dhe për atë që, disa thonë, nuk do të doja në afërsi të tij të rritet model demokratik.

“Nuk besoj se në shekullin e 21 një tregim historik i tillë anakronik mund të jetë mbizotërues në çdo debat kur flasim për vitin 2022 dhe organizatat aktuale, problemet, pandemitë, krizat energjetike, krizat ekonomike…. Mendoj se synon të bëjë një motivim më të mad. në mjedisin e saj të brendshëm”, tha ndër të tjera presidenti Pendarovski.