Më 5 maj do të nis gjykimi për aferën e pasaportave

Raif Miftari, ndërmjetësi në aferën me pasaportat, edhe më tej është i pakapshëm. Policia e kërkon kurse aktiv është edhe urdhër- arr*esti ndërkombëtarë për të. MBP nuk tregon nëse ka indikacione, ku mund të fshihet dhe nëse ai e ka lëshuar shtetin kur ka vendosur të arr*atiset. Shkurt njoftuan se nuk ka ndryshim që kur publikuan se Miftari po kërkohet edhe me urdhër- arr*est ndërkombëtar.

Në ndërkohë, ka përfunduar he*timi për dhënien e pasaportave maqedonase me identitete të rreme. Për më 5 maj është caktuar gjykimi kurse ngarkohen 11 persona. Gjashtë prej tyre janë në parabu*rgim, për tre persona ka masë kujdesi, një person është në bu*rgun e Shutkës për ma*shtrim me dhënien e lejeve të vozitjes kurse Miftari është në arr*ati. Prokuroria më 14 prill solli aktak*uzë, por shtoi se vazhdon me he*timin, nëse në dhënien e pasaportave ka persona tjerë të përfshirë.

Prokuroria vazhdon të he*toj për përfshirje edhe të personave tjerë në dhënien e dokumenteve ilegale. Në këtë mënyrë, një prokuror pranë MPB-së ka lëshuar urdhër që të vërtetohet cilët persona në njësitë organizative të MPB-së për dhënien e pasaportave, sipas pozicionimit të hierarkisë, kanë qenë të obliguar të kryejnë monitorim mbi dhënien e pasaportave, përfshirë edhe pasaportat kontestuese, në tërë periudhën kritike”, thonë nga Prokuroria.

Ak*sioni u realizua muajin e kaluar. Personat e dyshuar kanë lëshuar mbi 200 pasaporta për shtetas të huaj me të kaluar kr*iminale. Ministria e brendshme atëherë njoftoi se he*timi për këtë rast ka zgjatur më shumë se një vit kurse përveç policisë tonë, është përfshirë edhe Interpoli dhe Zyra rajonale e sigurisë dhe he*timeve pranë ambasadës amerikane. Një ditë para se policia të nis me arr*estimin e nëpunësve në MPB që i kanë përpunuar pasaportat e rreme, VMRO DPMNE e publikoi rastin “Ma*fia”.

Kreu i partisë, Hristian Mickoski prezantoi fotografi të personave nga nëntoka që kanë marrë dokumente maqedonase. Në mesin e tyre është Jovan Vukotiq, shefi i “Shkalarski Klan” i cili kishte marrë identitetin Gjorgji Naumov ndërsa Sedat Peker, shefi i ma*fisë turke ka marrë pasaportë me emrin Xhadin Ademovski. Sipas policisë, një pasaportë e fal*sifikuar ka kushtuar 20 mijë euro.

https://www.youtube.com/watch?v=u3hF60mNBVU