Më 14 maj do të arrijnë 38.400 vaksina nga “Astra Zeneca”, paralajmëroi Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, paralajmëroi se më 14 maj do të arrijnë edhe 38.400 doza të vaksinës “Astra Zeneca” të siguruara përmes sistemit Kovaks.

“Këtë pasdite morëm edhe një lajm tjetër të mirë nga UNICEF-i.Më 14 maj do të arrijë dërgesa e dytë e vaksinave të siguruara nëpërmjet mekanizmit Kovaks dhe do të na dorëzohen 38.400 vaksina të “Astra Zeneca”, paralajmëroi Filipçe në rrjetin social Facebook.

Ai gjithashtu apeloi deri te të gjithë qytetarët që të aplikojnë për vaksinim.
“U bëj apel të gjithë qytetarëve që të aplikojnë për vaksinim në www.vakcinacija.mk”, shkruan Filipçe.