Më 13 tetor fillon procesi gjyqësor për të arrestuarit në protesta në Tetovë

Më 13 tetor do të filloj procesi gjyqësor kundër 5 protestuesve në Tetovë, për të cilët Gjykata Themelore në Tetovë, ka sjellë vendim për të shqiptuar masën e paraburgimit për 8 ditë.

Protestuesit u arrestuan nën akuzat e ushtrimit të dhunës gjatë protestave.
Protestat u organizuan në shenjë revolte për tragjedinë në spitalin modular ku jetën e humbën 14 persona.
Ndërkohë hetimet për këtë tragjedi akoma janë në rrjedhë dhe ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.