MD – Po shqyrtohen kërkesat e të dënuarve në Lagjen e Trimave që janë në grevë urie

Nëse konstatohet se të dënuarit për ngjarjet në Lagjen e Trimave, të cilët janë në grevë urie, nuk i marrin të drejtat që u takojnë me ligj, do të reagohet në mënyrë adekuate, tha sot ministri i drejtësisë Nikolla Tupaçevski.

Drejtori ka kontaktuar për herë të dytë me të dënuarit dhe mendoj se gjërat po shkojnë në një drejtim pozitiv, për të marrë të gjitha të drejtat dhe përfitimet që u takojnë me ligj. Ne nuk duam të kemi një qasje selektive, sepse çdo person i dënuar është “histori për vete”. Duhet të ketë qasje individuale. Nëse konstatohet se nuk i marrin të drejtat që i takojnë me ligj, do të reagohet në mënyrë të duhur,” tha Tupaçevski.

Tupaçevski konfirmoi se zyrtarisht është dorëzuar kërkesë nga autoritetet kosovare për ekstradimin e disa prej të dënuarve, por se ende nuk është marrë vendim në këtë drejtim. Sipas tij Ministria e Drejtësisë po vepron në këtë drejtim dhe po analizohen disa faktorë që të mund të marrin vendim adekuat.