McDonald’s su*lmohet nga hakerët, i merren të dhënat e kompanisë

Mega zinxhiri i ushqimit të shpejtë, McDonald’s është kompania e fundit që ka pësuar vj*edhje të të dhënaveprivate nga një palë e tretë.
Ndryshe nga su*lmet e tjera të fundit mbi CNA Financial dhe Colonial Pipeline, McDonald’s pretendon se nuk ka të bëjë me reket, por informacioni i dyqaneve në SH.B.A., së bashku me disa informacione të klientëve në Korenë e Jugut dhe Tajvanin u vo*dhën nga hakerët e ndryshëm.

Kompania zbuloi marrjen e paautorizuar të të dhënave të saj pasi punësoi konsulentë për të “hetuar aktivitetin e paautorizuar në një sistem të brendshëm të sigurisë”, thotë McDonald’s për Journal.
Në SH.B.A., të dhënat e marra përfshinin informacionin e kontaktit të biznesit për ekskluzivitet, kapacitetin e ulëseve të pikave të McDonald’s dhe pamjet e zonave të lojës.
McDonald’s theksoi se “asnjë informacion për pagesën e klientit nuk ishte i përmbajtur në këto dokumente në të cilat mendohet se kanë qasje hakerët”.