McCain për Serbinë: Goditni shkolla, fabrika, spitale, ata janë barbar


Senatori amerikan nga partia republikane, John McCain, i cili vdiq në moshën 81 vjeçare, ishte i njohur për përkrahjen e madhe për Kosovën dhe shqiptarët.

Senatori McCain i kishte quajtur serbët barbar dhe se ata nuk e meritojnë lirinë dhe arritjet e qytetëruara të shoqërisë.

Kosova do të kujtojë fjalët e McCainit për mbështetjen e paqes dhe stabilitetit dhe se si ai foli për bombardimin e Serbisë kur ai bëri thirrje për “sulme ajrore masive, strategjike dhe të qëndrueshme” ndaj Serbisë.

Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të humbasin një luftë me ushtrinë serbe dhe pajisjet e tyre të vjetëruara. Ne rrezikojmë nëse nuk kryejmë sulme ajrore masive, strategjike dhe të qëndrueshme. Asnjë objekt i infrastrukturës nuk duhet të jetë një përjashtim – fabrika, rrjete furnizimi me ujë, shkolla, spitale, dyqane, gjithçka”, kishte thënë McCain gjatë sulmeve të NATO-s në Jugosllavinë e atëhershme./Pacensure