Mbytet një fëmijë 9-vjeçar nga Shuto Orizarja në një kanal për ujitje

Më 3 shtator, rreth orës 20:00 në SPB Veles është paraqitur se në vendin e quajtur “Ramnishte”, në afërsi të fshatit Çiçevë e Poshtme, Komuna Gradsko, në kanal të hapur për ujitje është gjetur i mbytur një fëmijë 9-vjeçar i Shuto Orizares së Shkupit.

Mjeku nga Gradsko ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës”, tha Verolub Dodeski, zëdhënës i SPB Veles.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dorëzuar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore – Shkup. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, pas së cilës do të dihen detajet në lidhje me atë se si fëmija është mbytur në kanalin e hapur.