Mbytet një burrë në liqenin e Dojranit

Sot paradite, në orën 10:10, në SPB Strumicë është raportuar se një burrë është mbytur në Liqenin e Dojranit. Sipas informacionit nga policia, personi kishte kërcyer në ujë nga një varkë, kishte notuar disa metra dhe më pas ishte mbytur.

Zyrtarë policorë nga DPB Gjevgjeli janë në vendngjarje. Është informuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Velesit, dhe janë thirrur ekipe zhytësish për të gjetur trupin e personit, informoi SPB Strumicë.

Për momentin, identiteti i të mbyturit nuk është bërë i ditur, dhe policia njofton se më shumë detaje do të publikohen më vonë.