Mbytet 59 vjeçari në Sarandë

Një 59 vjeçar është mbytur në det, pasditen e sotme në Sarandë. Burime nga polica bëjnë të ditur se viktima është Xh. Ll., 59 vjeç, banues në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”. 59 vjeçari ka humbur jetën teksa ishte duke u larë në det. Ndërkaq, është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi policisë:

Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 16.09.2022, në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi Xh. Ll., 59 vjeç, banues në Librazhd. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al