Një person mësohet se është mbytur gjatë ditës së sotme në bregdetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e njohur të Gjeneralit. Viktima është një 41 vjeçar, E. M, I cili u gjet I mbytur rreth orës 17.20.
Më datë 05.09.2020, rreth orës 17:20, tek plazhi i Gjeneralit, në Kavajë, shtetasi E.M.,41 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.