Mbyllet zyra e Agjencisë për Punësim në Zhelinë! Sejdiu e quan hakmarrje politike, Jonuzi thotë se s’kishte interesim


Mbylljen e zyrës rajonale të Agjencisë për Punësim në Zhelinë, kryetari i komunës Blerim Sejdiu e quan hakmarrje politike të BDI-së.

“Sapo në krye të këtij institucion vjen drejtor tjetër nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kjo na bën të pyesim publikisht kjo është hakmarrje politike dhe institucionale duke mbyllur njëanshëm dhe duke mos pasur asnjë arsye të vetme për ndërprerjen e kësaj marrëveshje të lidhur paraprakisht mes dy institucioneve shtetërore. Lidhur me këtë zyrë disperzive ne si komunë i përshtatëm dhe i plotësuam të gjithë kushtet teknike dhe funksionale me të vetmin qëllim që qytetarëve tanë t’u japim shërbime më efikase më të lehta edhe në kohë” tha Blerim Sejdiu, kryetar i Komunës së Zhelinës.

Por udhëheqësi i Agjencisë për Punësim në rajonin e Tetovës, Abdilxhelal Jonuzi, thotë se arsyeja e mbylljes së zyrës në Zhelinë është për shkak të interesit të ulët të qytetarëve.

“Arsyet pse është mbyllur ajo zyrë kanë qenë se frekuenca e njerëzve bashkëfshatarëve që jetojnë në komunën e Zhelinës, bashkë me rrethinën, ka qenë aq i ulët dhe interesimi për ta shfrytëzuar atë zyrë ka qenë minimal, kështu flasim faktet edhe çdo ditë ka qenë i angazhuar personel që ka qëndruar zyra hapur 5-6 muaj prej më 1 tetor muaj deri më 5 mars 2022, në atë kohë a ka pasur një apo dy person që kanë shfrytëzuar në zyrën e disperzuar të Agjencisë për punësim në Zhelinë”, tha Abdilxhelal Jonuzi, udhëheqës i Agjencisë për punësim në Tetovë.

Komuna e Zhelinës ka mbi 30 mijë banorë, përfshirë përfshinë fshatrat e Dervenit që i bien rajonit të Pollogut. Zyra rajonale e agjencisë në Zhelinë u hap në kohën kur drejtor i Agjencisë për Punësim ishte kuadër nga radhët e Lëvizjes Besa, parti nga ku vjen edhe kryetari i Zhelinës. Zyrë e Agjencisë për Punësim u pat hapur edhe në Komunën e Jegunocit, por edhe këtu është mbyllur.