Mbyllet Rruga e Arbrit, e rrezikshme për qarkullim

Autoriteti Rrugor njofton se do të ketë një bllokim të qarkullimit të mjeteve në Rrugën e Arbrit për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta.

Sipas ARRSH kalimi i mjeteve në Bypasin e Murrizit paraqet rrezikshmëri të lartë.

“Për shkak të reshjeve të dëndura te dëbores gjatë gjithe nates dhe në vazhdim + temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshem.

Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte!

Ju faleminderit”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Ndër të tjera, ARRSH ka njoftuar se reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

Drejtuesve të mjeteve i është bërë apeli që: “Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.”/noa