Mbyllet profili që mashtronte se 2-vjeçarit shqiptar i duhet ndihmë

Një profil i Instagramit është shpërndarë nga shumë qytetarë në Kosovë dhe fytyra publike për ta ndihmuar një djalë 2-vjeçar, për të cilin thuhet se quhej Noel dhe ka kancer në sy. Qytetarë kanë ngritur shqetësimin se mund të jetë profil i rrejshëm. Express ka gjetur se kjo faqe po përdorë fotografi, që janë publikuar para dy viteve nga një familje ukrainase, që kërkonin ndihmë për djalin e tyre.

Profili i rremë në rrjetin social “Instagram”, Arta Noel Memaj, pas raportimit të Express ditën e djeshme është bllokuar, pasi shumë qytetarë duke mos kërkuar më shumë informata rreth tij kanë rënë preh duke ndihmuar.
Llogaria e cila po kërkon të holla, po përdor fotografitë e një fëmije në Ukrainë, i cili ka vuajtur nga sëmundja e kancerit në sy.

Fotografitë që pretendohen të jenë të “Noelit”, janë publikuar në një profil me emrin “Makar”, e që qarkullojnë në rrjete sociale që nga viti 2019, kur edhe familjarët e tij kanë kërkuar të holla për shërimin e tij në Zvicër. Profili për Noelin publikon foto vetëm që pak ditë.

Llogaria e vërtete e djaloshit ukrainas i cili vuan nga sëmundja e kancerit në sy
Ndër fytyrat publike që kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve është edhe aktorja, Yllka Gashi, e cila ka postuar atë në rrjetin social “Instagram”.
Pas bisedës me Express, aktroja ka postuar lajmin dhe ka kërkuar nga të gjithë ndjekësit që të raportojnë këtë llogari.