Agjencia Italiane e Barnave në Itali ka informuar mbylljen e fazës së eksperimentimit të studimit të terapisë me tocilizumab tek pacientët e infektuar me virusin Covid-19, transmeton Ora.
Kjo terapi rezultoi e padobishme pasi u provua në 123 pacientë nga 126 të parashikuar (3 prej tyre hoqën dorë para nisjes së terapisë) të shtruar në 24 struktura të ndryshme spitalore.
E promovuar nga Njësia e Shëndetit Publik lokal të rajonit të Reggio Emilias, nën drejtimin e Profesorëve Carlo Salvarani e Massimo Constatini, terapia me tocilizumab nuk tregoi asnjë benefit shërues tek pacientët e kuruar në repartet e terapisë intensive ashtu dhe për kuadrin klinik të mbijetesës së tyre.
Gjatë 2 javëve të para të trajtimit në 123 pacientë, terapia me tocilizumab shfaqi të njëjtin situatë përkeqësimi shëndetësor si ata të trajtuar me terapi standarde e në një raport ngjashmërie 28.3% me 27%.
Asnjë ndryshim domethënës nuk u shfaq në qasjen e kësaj terapie tek pacientët në repartet e terapisë intensive e as në koeficientin e vdekshmërisë gjatë periudhës kohore 30 ditore.
Agjencia Kombëtare Italiane e Barnave përjashton mundësinë e përdorimit të tocilizumab në listën e terapive standard për kurimin e Covid 19, dhe e konsideron një medikament të limituar eksperimental në kontekstin e provave klinike të kryera në një kampion të zgjedhur pacientësh.