Mbyllet objekti hotelierik, pronari dhe disa shtetas të huaj pr*ivohen nga liria

Më 09.03.2021 në ora 20.30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Gostivar, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer ak*sion kontrollues në një objekt hotelierik në fshatin Negotinë të Gostivarit, në pronësi të personit S.T. (21) nga fshati Negotinë. Gjatë kontrollit, 30 persona- mysafir janë gjetë në në lokal, një orkestër muzikore me katër interpretues dhe 13 femra (pesë shtetase të huaja dhe tetë shtetase të RMV-së) të cilët argëtonin mysafirët, ku gjithashtu është konstatuar se nuk ishin respektuar protokollet për parand*alimin e përhapjes së Covid 19.

Gjatë këtyre veprimeve, pronari ka treguar sjellje ag*resive dhe kishte kë*rcënuar zyrtarët e policisë dhe inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. I njëjti është pr*ivuar nga liria dhe është mbajt në Stacion e policisë dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, ku*ndër tij do të përgaditen parashtresa adekuate sipas nenit 206 të Kodit Pe*nal – “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie” dhe nenit 144 të Kodi Pe*nal – “rre*zikimi i sigurisë” “. Shtetaset e huaja (dy nga Kosova, dy nga Shqipëria dhe një nga Serbia) gjithashtu janë mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për shkak të ab*uzimit me qëndrimin e tyre turistik.
Objekti hotelierik është mbyllur, nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.