Mbyllet objekti hotelierik, arrestohet pronari

Dje (5-prill) prej ora 20:30 deri në ora 21:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer kontrolli në një objekt hotelierik, i vendosur përgjatë autostradës Tetovë -Gostivar, në pronësi të R.B. 46-vjeç nga Gostivari, në objektin hotelerik janë hasur 11 mysafirë, të cilët ishin duke u argëtuar nga një orkestër me pesë këngëtarë dhe disa valltare (katër shtetase të Maqedonisë dhe një nga Bullgaria).

Pronari i objektit është privuar nga liria dhe pasi çështja të zbardhet dhe dokumentohet plotësisht do të përgatitet parashtresë adekuate për “mosveprimin sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” (neni 206 i Kodit Penal). Gjatë kontrollit është arrestuar edhe një shtetase e Bullgarisë N.N.T. (27) për shkak të abuzimit me qëndrimin turistik. Kurse objekti hotelierik është mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.